Bashkëthemeluese & CEO, Zana
Julia Hoxha
E diplomuar në Matematikë dhe Shkenca Kompjuterike, ajo bashkëthemeloi kompaninë e saj të parë të softuerit në moshën 21-vjeçare, duke revolucionarizuar zhvillimin web me sisteme dinamike të menaxhimit. Paralelisht me sipërmarrjen, punoi si pedagoge ne Fakultetin e Shkencave ne Shqiperi dhe me pas vijoi studimet me një Master në Shkenca Kompjuterike ne Gjermani, përpara se të realizonte një exit të suksesshëm nga kompania e saj e parë. Në vitin 2010, Julia themeloi Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) si promotor i Open Data Albania, duke u bërë pioniere e lëvizjes së të dhënave të hapura në nivel global dhe duke e pozicionuar Shqipërinë në krye të kësaj fushe. AIS vijon të operojë si një ndër organizatat referencë të shoqërisë civile në Shqipëri. Më pas, ajo ndoqi studimet doktorale në Machine Learning dhe Inteligjencë Artificiale pranë Karlsruhe Institute of Technology (KIT) në Gjermani, një ndër universitetet teknike më prestigjioze në Europë, dhe vazhdoi karrierën shkencore si Post-Doc në Columbia University, New York në fushën e Informatikes Mjekësore. Aktualisht, Julia është bashkëthemeluese dhe CEO e Zana Technologies, kompani gjermane që zhvillon zgjidhje AI për sektorin e shëndetësisë. Ajo është gjithashtu investitore dhe Kryetare e Bordit Drejtues të Rubicon Pago, një ndër fintech-et lider në Shqipëri, si dhe drejtuese e Working Group ‘Health’ pranë German AI Association, rrjeti më i madh i kompanive të AI-së në Gjermani.

DR. -ING. JULIA HOXHA
WHAT MAKES THIS SPEAKER SPECIAL?
Mbi 16 vite në AI, përpara se AI-ja të bëhej mainstream: Ekspertizë e thelluar shkencore dhe industriale, që nga kërkimi doktoral në KIT deri tek aplikimi mjekesor në Columbia dhe sot në Zana, në sektorin e healthtech.
Sipërmarrëse serial me exit të realizuar: Themeluese kompanie në moshën 21-vjeçare, lectureshipe akademike, exit nga venture-i i pare, themeluese e MyOffice’Al, dhe qe prej 2018 CEO e një kompanie gjermane.
Pioniere e Open Data: Themeloi Open Data Albania në 2010, kur lëvizja e të dhënave të hapura sapo lindte në botë, duke vendosur Shqipërinë në ballë të kësaj agjende ndërkombëtare.
Mentore për startup-e dhe këshilltare për institucione qeveritare: Mbështet themeluesit e rinj në fazat kritike të ndërtimit të kompanive dhe ndihmon institucionet publike të kuptojnë dhe të zbatojnë AI-në në mënyrë të përgjegjshme.
Ecosystem enabler: Luan rol aktiv në ndërtimin e rrjeteve dhe ekosistemeve që lidhin sipërmarrësit, shkencën, kapitalin dhe politikëbërjen në Europë.
Pozicion drejtues në ekosistemin gjerman të AI-së: Drejtuese e divizionit ‘Health’ në German AI Association, rrjet me mbi 600 kompani të AI-së në Gjermani.
HOW CAN THE AUDIENCE BENEFIT FROM THIS SPEAKER:
Përmes përvojës së saj në kufirin e shkencës, sipërmarrjes dhe politikëbërjes, nga ndërtimi i produkteve AI në sektorë të rregulluar, tek këshillimi institucional dhe mentorimi i startup-eve, Julia ofron një profil që kombinon risinë teknologjike me realizimin operacional.
Audienca do të përfitojë jo vetëm këndvështrim më personal mbi atë çfarë po ndodh në AI, por edhe ndikimin ne vendimmarrje, në një moment kur shumica e bizneseve përballen me presionin për të vepruar shpejt, pa pasur ende qartësi se ku qëndron vlera reale.





