Bashkëthemelues dhe Drejtor, ATEC

Sadri Zemaj

Me një profil të spikatur në ekonomisë, sipërmarrje dhe investimet strategjike në pasuritë e paluajtshme, Sadri Zemaj si Bashkëthemelues dhe Drejtor Menaxhues i ATEC GmbH kontribuon në fuqizimin ekonomik dhe zhvillimin e industrisë së ndërtimit. Krahas pozicionit të tij udhëheqës në tregun gjerman, ai luan një rol kyç në rritjen e mirëqenies së komunitetit shqiptar, duke krijuar mundësi punësimi për mbi 1,500 profesionistë nga Kosova dhe Shqipëria në Gjermani. Me një rrugëtim profesional që nisi në Berlin në vitin 1999, ku ndërtoi bazat akademike në ekonomi dhe hodhi hapat e parë në sipërmarrje, ai ka krijuar një karrierë të suksesshme në industrinë e ndërtimit dhe zhvillimit të biznesit. Si drejtues i një kompanie ndërtimi dhe iniciator i projekteve me ndikim, përfshirë zhvillimin e qendrave moderne si MENN Baustoffe, ai ka dëshmuar aftësi të spikatura në organizimin e projekteve komplekse dhe ndërtimin e partneriteteve afatgjata. Përvoja e tij e ka mësuar të marrë vendime të qarta edhe në situata me presion të lartë, duke kombinuar profesionalizmin dhe orientimin ndaj cilësisë.

SADRI ZEMAJ

WHAT MAKES THIS SPEAKER SPECIAL?

  • Ekspertizë në zhvillim projektesh dhe ndërtim: Menaxhim efektiv i të gjitha fazave të ndërtimit, nga konceptimi, planifikimi e deri te shitja përfundimtare si kontraktor i përgjithshëm në Gjermani.

  • Përvojë e gjatë në sipërmarrje: Aftësi për të transformuar një biznes individual në kompani me rritje të qëndrueshme dhe me kapacitete të mëdha logjistike (si qendra me mbi 9,000 m² sipërfaqe).

  • Impakt i jashtëzakonshëm social-ekonomik: Përkushtim real ndaj kapitalit njerëzor, duke u bërë urë punësimi dhe integrimi për qindra shqiptarë në tregun gjerman të punës.

  • Orientim drejt bashkëpunimit ndërkufitar: Fokus i vazhdueshëm në nxitjen e investimeve dhe fuqizimin e rrjeteve të biznesit mes Gjermanisë, Kosovës dhe Shqipërisë.

  • Vizionar dhe mentor: Sot, ai është një nga zërat që promovon investimet, me bindjen se zhvillimi afatgjatë ndërtohet mbi besimin, përgjegjësinë dhe vizionin e përbashkët 

HOW CAN THE AUDIENCE BENEFIT FROM THIS SPEAKER:

Sadri Zemaj ndan eksperienca dhe strategji jetësore mbi rritjen e shkallëzuar të biznesit (scaling), menaxhimin e rreziqeve në industrinë e pasurive të paluajtshme dhe rëndësinë e formimit profesional. Audienca do të frymëzohet nga qasja e tij praktike se si vizioni akademik në ekonomi mund të kthehet në suksese të prekshme në terren, duke treguar se si biznesi i madh mund të shërbejë njëkohësisht si një platformë e fuqishme për zhvillimin e komunitetit dhe forcimin e ekonomisë kombëtare.

our speakers

See OTHER Speakers