Themeluese & CEO, KHA & KH SummerCamp
Klea Huta
Klea Huta është themeluese e Klea Huta Academy, Klea Huta Summer Camp, Klea Huta Summer Camp Adults, Klea Huta Casting Agency, Klea Huta Creative Events pesë platformave më me ndikim në edukimin kreativ dhe zhvillimin personal të fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve në Shqipëri.Si sipërmarrëse, ajo ka ndërtuar një filozofi të qartë që ndërthur artin me formimin e karakterit, duke krijuar një mjedis ku fëmijët trajtohen para së gjithash si individë me potencial, talent dhe vlera. Me një përvojë të gjatë si artiste, prezantuese dhe krijuese, ajo ka arritur të përkthejë përvojën e saj në një metodologji moderne edukimi, ku kreativiteti bashkëjeton me disiplinën, integritetin dhe vetëbesimin. Nën drejtimin e saj, akademia dhe kampi është shndërruar në një komunitet të vërtetë, ku prindërit dhe fëmijët ndihen pjesë e një familjeje që kujdeset për zhvillimin e tyre në çdo dimension.

KLEA HUTA
ÇFARË E BËN KËTË PANELISTE TË VEÇANTË?
Sipërmarrëse vizionare - Klea ka themeluar pesë platforma edukimi që kanë transformuar mënyrën se si trajtohet arti tek fëmijët dhe tek të rinjtë në Shqipëri. Ajo ka krijuar një model unik ku arti nuk është qëllimi final, por mjeti për të ndërtuar karakter, vetëdije dhe kulturë respekti.
Eksperiencë e gjerë në art, komunikim dhe zhvillim kreativ. - Me mbi një dekadë eksperiencë në skenë, televizion, media dhe projekte artistike, Klea kombinon ekspertizën praktike me qasje bashkëkohore në edukim. Përvoja e saj i jep akademisë dhe platformave të tjera një standard profesional dhe një cilësi që e veçon nga çdo qendër tjetër.
SI MUND TË PËRFITOJË AUDIENCA NGA KJO PANELISTE:
Pjesëmarrësit do të përfitojnë udhëzime të vlefshme nga përvoja e një folëseje me background të gjerë artistik dhe sipërmarrës, e cila ka ndërtuar platforma edukimi. Si Klea Huta Academy, një akademi kreative dhe edukative për fëmijë dhe të rinj ku talenti dhe karakteri zhvillohen së bashku; Klea Huta Summer Camp & Klea Huta Summer Camp Adults, një kamp kreativ veror që ofron zhvillim personal dhe aktivitete artistike; KH Casting Agency, një platformë profesionale për talente që duan të hyjnë në botën e artit dhe medias me mentorim dhe mbështetje të drejtpërdrejtë; dhe KH Creative Events, ku organizohen evente kreative dhe të kuruara me kujdes që krijojnë përvoja të ndjera dhe të mbahen mend.
Ata do të marrin perspektiva praktike mbi zhvillimin e vetëbesimit dhe karakterit tek fëmijët dhe të rinjtë, mënyra moderne komunikimi, si edhe shembuj konkretë nga puna në terren që ndihmojnë prindërit, trajnerët dhe profesionistët të krijojnë ambiente më të shëndetshme, kreative dhe të mbështetura në integritet.






