Business Network Albania
EC
Elton Caushi

Elton Caushi

Themelues & Drejtor · Albanian Trip

Elton Caushi është një profesionist dhe sipërmarrës në industrinë e turizmit, me mbi 20 vite përvojë në promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik ndërkombëtar. Ai është një nga kontribuesit aktivë në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, duke promovuar pasuritë natyrore, historike dhe kulturore të vendit përmes eksperiencave autentike të udhëtimit.

Karrierën e nisi në vitet ’90 si përkthyes për gazetarë dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë angazhime në Kosovë. Pas studimeve në Zvicër, u rikthye në Shqipëri, ku filloi të bashkëpunonte me operatorë turistikë ndërkombëtarë dhe të zhvillonte iniciativa në sektorin e turizmit. Përmes Albanian Trip, ai ka kontribuar në krijimin e eksperiencave turistike dhe ndërtimin e partneriteteve me operatorë dhe organizata nga vende të ndryshme.

Gjatë karrierës së tij, Eltoni është përfshirë në projekte të rëndësishme si DestiMED, Birding Albania, Risi Albania dhe COSME, me fokus zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe promovimin e destinacioneve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

Ai ka përfaqësuar Shqipërinë në panaire dhe aktivitete të industrisë së turizmit në Londër, Berlin, Oslo, Gjenevë, Bruksel dhe qytete të tjera evropiane. Gjithashtu, ka bashkëpunuar me media prestigjioze ndërkombëtare, përfshirë Discovery Channel, Arte TV, The New York Times Magazine dhe The Sunday Telegraph, duke ndihmuar në prezantimin e potencialit turistik të Shqipërisë për një audiencë globale.

Ku flet