Business Network Albania
Hudi Shehu

Hudi Shehu

Kryetar Bordi · Business Network Albania

Shqipëri

Hudi Shehu është Kryetar i Bordit të Business Network Albania. Sipërmarrës prej moshës së re, ai ka ndërtuar dhe zhvilluar disa biznese, ndërsa gjatë viteve ka këshilluar dhjetëra startup-e dhe kompani në fusha të ndryshme.

Ekspertiza e tij shtrihet në strategji, marketing, neuromarketing, shitje, ndërtim ekipesh dhe zhvillim biznesi. Përveç angazhimit si këshilltar, Hudi është edhe investitor në disa startups, duke punuar nga afër me themeluesit për të kthyer idetë dhe potencialin në biznese të qëndrueshme.

Sot, ai njihet gjerësisht si sipërmarrës, këshilltues, ndërtues ekosistemesh globale dhe investitor, me fokus në ndërtimin e bizneseve, njerëzve dhe lidhjeve që krijojnë vlerë afatgjatë.