Business Network Albania
KC
Kastriot Cara

Kastriot Cara

Themelues & CEO · KcImmobilGest

Itali

Kastriot Cara është CEO i KcImmobilGest, studio imobiliare ndërkombëtare me seli në Piacenza dhe zyra në Milano e Lugano. Me origjinë nga Mirdita, i rritur në Shëngjin dhe prej tridhjetë vitesh në Itali, ai ndërthur rrënjët shqiptare me kulturën italiane të së bukurës dhe një vizion ndërkombëtar.

Me mbi njëzet vjet përvojë në sektorin imobiliar dhe një formim në gazetari e komunikim, ai sheh përtej hapësirave: historinë, identitetin dhe potencialin e çdo prone. Ekspert në vlerësimin e pasurive të paluajtshme, fokusohet në këshillimin strategjik, investimet dhe krijimin e vlerës. Intervistohet shpesh nga mediat si ekspert dhe njohës i tregut imobiliar italian, duke ofruar analiza mbi prirjet dhe perspektivat e sektorit.

Për arritjet profesionale është nderuar nga Class Editori me vlerësimet “100 Protagonisti d’Italia” në vitin 2024 dhe “Top Product Award” në vitin 2025.

Nën drejtimin e tij, KcImmobilGest ndjek projekte imobiliare në Itali dhe jashtë saj, me bindjen se bukuria, kur shoqërohet me vizion dhe kompetencë, bëhet një vlerë që zgjat dhe i reziston kohes.

Ku flet