Business Network Albania
LS
Lulzim Syla

Lulzim Syla

Partner Menaxhues · Elen Energy L.L.C

Kosovë

Lulzim Syla është ekonomist dhe Partner Menaxhues i Elen Energy L.L.C., një ndër kompanitë pioniere të energjisë diellore në Kosovë dhe rajon. Si përfaqësues i gjeneratës së dytë të një biznesi familjar të themeluar në vitin 1992, ai ka kontribuar në shndërrimin e kompanisë nga një biznes instalimesh elektrike në një kontraktor rajonal EPC, me një portofol prej mbi 150 MW projektesh për klientë dhe investimesh vetanake në pesë shtete.

Me përvojë shumëvjeçare profesionale edhe në Gjermani, Lulzimi ndërthur njohjen e tregjeve dhe standardeve evropiane me ekspertizën në zhvillimin e biznesit dhe këshillimin strategjik. Ai është Kryesues i Bordit të KIMERK, anëtar i Bordit të MCA/MCC Kosova dhe bashkëthemelues i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Sot, së bashku me ekipin drejtues, po udhëheq zhvillimin e Elen Energy drejt sistemeve të integruara të energjisë. Ai ka themeluar gjithashtu NEXT25 Innovation Hub, një program që mbështet inovatorët dhe inxhinierët e rinj në sektorin energjetik.

Ku flet