REGJISTRIMET PO MBYLLEN

50 Bileta
te Fundit

Konferenca e Berlinit · 27 Qershor 2026

250+Pjesëmarrës
20+Folës të shquar
50Bileta te mbetura
Regjistrimet mbyllen pasi te shiten 50 biletat e fundit
Akses të plotë në Konferencë
Networking me vendimmarrës nga DACH
Demo e Platformës BNA
Kafe, drekë dhe akses në platformën e BNA
Për vetëm€149/ person
SIGURO VENDIN TËND TANI
Pasi mbyllen regjistrimet, nuk do mund te merrni pjese ne Konference.
Menaxhere e Kontratave Ligjore, Nexi Germany

Erina Barth

Me mbi një dekadë eksperiencë në sektorin financiar gjerman, Erina Barth kombinon ekspertizën juridike, financiare dhe strategjike për të ndihmuar organizatat të operojnë me siguri, efikasitet dhe në përputhje me standardet ligjore e operacionale në një mjedis bankar gjithnjë e më të rregulluar dhe kompleks. Pas studimeve në fushën e Drejtësisë në Tiranë, dhe të së Drejtës Bankare në Frankfurt, si dhe specializimit në Frankfurt School of Finance & Management në Compliance & Risk Management, ajo ka ndërtuar karrierën e saj në institucione financiare ndërkombëtare si Deutsche Bank dhe Nexi Group, një nga liderët europianë në fushën e pagesave digjitale. Gjatë karrierës së saj, Erina ka udhëhequr iniciativa me ndikim në menaxhimin e kontratave, përputhshmërinë rregullatore, menaxhimin e rrezikut dhe transformimin e proceseve të biznesit. Ajo ka negociuar marrëveshje strategjike, ka koordinuar projekte komplekse ndërkombëtare dhe ka kontribuar në zbatimin e standardeve të reja që garantojnë transparencë, siguri dhe qëndrueshmëri operacionale.

ERINA BARTH

ÇFARË E BËN KËTË FOLËS TË VEÇANTË?

  • Eksperte në përputhshmërinë rregullatore dhe menaxhimin e rrezikut financiar: Përvojë e gjerë në zbatimin e standardeve ndërkombëtare, menaxhimin e rreziqeve dhe ndërtimin e mekanizmave efektivë të kontrollit në sektorin financiar.

  • Specialiste në kontrata dhe negociata strategjike: Ekspertizë në hartimin, negocimin dhe menaxhimin e marrëveshjeve komplekse sipas kuadrit ligjor gjerman dhe ndërkombëtar.

  • Lidere në transformim dhe digjitalizim: Ka udhëhequr projekte që kanë optimizuar proceset e biznesit, përshpejtuar vendimmarrjen dhe përmirësuar përvojën e klientëve përmes automatizimit dhe inovacionit.

  • Mendësi strategjike dhe analitike: Eksperiencë në vlerësimin e rreziqeve, menaxhimin e partneriteteve strategjike dhe krijimin e proceseve të qëndrueshme që mbështesin rritjen afatgjatë.

  • Perspektivë ndërkombëtare: Duke punuar në mjedise shumëkulturore dhe në disa gjuhë të huaja, ajo sjell një kombinim të rrallë të ekspertizës teknike, komunikimit ndërkulturor dhe bashkëpunimit global.

SI MUND TË PËRFITOJË AUDIENCA NGA KY FOLËS:

Erina sjell një kombinim unik të përvojës praktike nga sektori bankar, fintech dhe menaxhimi i rrezikut, duke ofruar njohuri konkrete mbi mënyrën se si organizatat mund të ndërtojnë procese të sigurta, efikase dhe të qëndrueshme në një botë gjithnjë e më digjitale.

Përmes shembujve realë dhe eksperiencës së saj në institucione financiare ndërkombëtare, ajo ndan strategji të zbatueshme për transformimin organizativ, menaxhimin e rrezikut, qeverisjen korporative dhe krijimin e besimit afatgjatë tek klientët dhe partnerët.

Pjesëmarrës · Berlin
Konferenca e Berlinit
27 Qershor, 2026
Hotel Bristol Berlin
€149 / person
Akses të plotë në Konferencë
Networking me bizneset në ambientin e eventit
Demostrimi i Platformës BNA
1 vit akses pa pagesë platformën dixhitale të BNA
Kafe dhe drekë gjatë eventit
Shorte për mentorim 3 muaj
Bli Biletën Tani
folësit tanë

Shiko Folësit e TJERë