Ambasador i Maqedonisë së Veriut, Gjermani

Ylber Sela

Me një përvojë të gjerë në botën akademike në Maqedoninë e Veriut me titullin e profesorit në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës Ylber Sela, ambasador i Maqedonisë së Veriut në Gjermani prej vitit 2022 është aktuialisht një figurë e njohur në forcimin e mardhënieve mes bizneseve shqiptare dhe tregjeve globale. Përmes eksperiencës së tij në mardhëniet ndërkombëtare në rajonin gjermanishtfolës, menaxhimit dhe rrjetëzimit strategjik, ai kontribon vazhdimisht si diplomat strategjik në krijimin e partneriteteve të suksesshme dhe në fuqizimin e ekosistemit të biznesit shqiptar në diasporë.

YLBER SELA

ÇFARË E BËN KËTË FOLËS TË VEÇANTË?

Ekspertizë ndërkombëtare në temat e integrimit: Përvojë në zhvillimin e bashkëpunimeve dhe projekteve me ndikim ndërkombëtar. Doktoraturë në temat e antarësimit në Bashkimin Evropian.

‘‘Soft Power’’ dhe Diplomaci Publike: Diplomat që komunikon në qarqe të ndryshme për të krijuar lidhje të forta mes sipërmarrësve, investitorëve dhe profesionistëve në Gjermani (si BWA).

Lidership praktik dhe përvojë në institucione: Qasje e orientuar drejt rezultateve konkrete dhe zhvillimit afatgjatë, si ka demonstruar dhe angazhimi i tij në agjensinë për zbatimin e gjuhës. 

Përvojë reale në treg: Njohuri të drejtpërdrejta mbi sfidat dhe mundësitë e bizneseve në rajon dhe diasporë.

SI MUND TË PËRFITOJË AUDIENCA NGA KY FOLËS:

Ylber Sela me një eksperiencë prej disa vitesh si ambasador dhe njohës i shkëlqyer i zonës DACH sjell perspektiva praktike mbi zhvillimin e biznesit, ndërtimin e partneriteteve strategjike dhe adaptimin ndaj tregjeve ndërkombëtare. Audienca do të përfitojë ide konkrete, eksperienca reale dhe këshilla të vlefshme për rritjen dhe pozicionimin e biznesit në një mjedis gjithnjë më global dhe konkurrues në rajon. 

folësit tanë

Shiko Folësit e TJERë

Konferenca e Tiranës

14 Nëntor 2026 · Marriott Hotel, Tiranë

250+Pjesëmarrës
20+Folës Kryesorë

Temat qe do trajtohen

Si të shkojmë nga tregu lokal në tregun global
AI, sfidat dhe mundësitë
Real estate, ndërtimi dhe infrastruktura
Turizmi në Shqipëri
Fintech dhe pagesat digitale
Networking premium
4 Folës kryesorë
Bli Biletën Tani
Numri i biletave është i kufizuar.
Pasi mbyllen regjistrimet, nuk do mund të merrni pjesë në Konferencë.