REGJISTRIMET PO MBYLLEN

50 Bileta
te Fundit

Konferenca e Berlinit · 27 Qershor 2026

250+Pjesëmarrës
20+Folës të shquar
50Bileta te mbetura
Regjistrimet mbyllen pasi te shiten 50 biletat e fundit
Akses të plotë në Konferencë
Networking me vendimmarrës nga DACH
Demo e Platformës BNA
Kafe, drekë dhe akses në platformën e BNA
Për vetëm€149/ person
SIGURO VENDIN TËND TANI
Pasi mbyllen regjistrimet, nuk do mund te merrni pjese ne Konference.
Themelues dhe President, Swiss Albanian Network

Florent Hasani

Me një përvojë të konsoliduar si lider në zhvillimin e biznesit, Florenti vjen si themelues komunitetesh dhe krijues i partneriteteve strategjike në Zvicër, me përvojë të gjatë në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme, rrjetëzimin profesional dhe zhvillimin e mundësive të reja për bashkëpunim. Rrugëtimin e tij profesional e nisi në moshë të re dhe, falë përkushtimit, këmbënguljes dhe zhvillimit të vazhdueshëm personal e profesional, ndërtoi një karrierë të suksesshme në role drejtuese dhe strategjike. Sot ai vepron si "Team Leader Business Development" në Zurichnetgroup AG, ku udhëheq iniciativa për zhvillimin e biznesit, krijimin e partneriteteve afatgjata dhe identifikimin e mundësive të reja për rritje. Përveç angazhimit profesional, Florenti është themelues dhe president i Swiss Albanian Network, një nga platformat më aktive që lidh profesionistë, sipërmarrës dhe institucione shqiptare në Zvicër dhe më gjerë. Përmes kësaj nisme, ai promovon bashkëpunimin, shkëmbimin e ideve dhe fuqizimin e komunitetit shqiptar.

JONIDA BOU DIB

ÇFARË E BËN KËTË FOLËS TË VEÇANTË?

  • Ekspertizë në zhvillimin e biznesit: Me mbi një dekadë eksperiencë ai sjell përvojë dhe ekspertizë në krijimin e strategjive të rritjes dhe ndërtimin e partneriteteve me ndikim në fushën e bizneseve dhe kompanive. 

  • Ndërtues komunitetesh profesionale: Ka krijuar dhe zhvilluar platforma, rrjete dhe evente që bashkojnë profesionistë dhe sipërmarrës shqiptarë në nivel ndërkombëtar prej vitesh. 

  • Njohës i komuniteteve dhe bizneseve: Një ndërthurje mes kirjimit të sinergjive dhe nxitjen e bashkëpunimeve afatgjata mes individëve dhe organizatave si edhe punës së tij si konsulent shitjesh apo drejtues ekipesh në kompani të ndryshme inovative në fushën e IT dhe telekomunikacionit. 

  • Karrierë profesionale e konsoliduar: Për sipërmarrësit dhe profesionistët e pranishëm, një mundësi për të kuptuar se si lidershipi, teknologjia dhe rrjetëzimi strategjik mund të shndërrohen në rezultate të matshme biznesi.

  • Vizion ndërkombëtar:  Sjell përvojë në mjedise multikulturore dhe në ndërtimin e lidhjeve ndërmjet tregjeve dhe komuniteteve të ndryshme, falë eksperiencës së tij të gjatë në kompani me role strategjike por edhe misionit për të bërë bashkë organizatat dhe profesionistët. 

SI MUND TË PËRFITOJË AUDIENCA NGA KY FOLËS:

Florenti sjell një perspektivë praktike mbi mënyrën se si komunitetet profesionale mund të kthehen në motorë zhvillimi ekonomik dhe social. Ai do të ndajë përvoja konkrete mbi ndërtimin e rrjeteve me ndikim, fuqinë e partneriteteve strategjike dhe rolin e lidershipit në krijimin e mundësive të reja për profesionistët dhe sipërmarrësit shqiptarë në arenën ndërkombëtare. Audienca do të përfitojë ide të zbatueshme për zgjerimin e rrjetit të kontakteve, krijimin e bashkëpunimeve të reja dhe ndërtimin e një pranie më të fortë profesionale në tregjet globale.

Pjesëmarrës · Berlin
Konferenca e Berlinit
27 Qershor, 2026
Hotel Bristol Berlin
€149 / person
Akses të plotë në Konferencë
Networking me bizneset në ambientin e eventit
Demostrimi i Platformës BNA
1 vit akses pa pagesë platformën dixhitale të BNA
Kafe dhe drekë gjatë eventit
Shorte për mentorim 3 muaj
Bli Biletën Tani
folësit tanë

Shiko Folësit e TJERë