Zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Shqipëri

Olta Manjani

Me një profil të spikatur në akademi, ekonomi, financë dhe politika publike, Dr. Olta Manjani, aktualisht Zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, sjell një kombinim unik të eksperiencës institucionale dhe ndërkombëtare. Me një karrierë të gjatë të ndërtuar në Bankën e Shqipërisë, me disa publikime në fushën e ekonomisë dhe me vite angazhimi në nivelet më të larta të qeverisjes ekonomike në Shqipëri, ajo kontribuon aktivisht në zhvillimin e politikave ekonomike, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar duke marrë pjesë edhe në aktivitete të ndryshme ku fokusi është ekonomia dhe ndërveprimi. Ekspertiza e saj në financë, bankë dhe ekonomi e bën një nga zërat më të rëndësishëm në Shqipëri por edhe një nga shembujt e profesionalizmit në nivel ndërkombëtar.

OLTA MANJANI

ÇFARË E BËN KËTË FOLËS TË VEÇANTË?

Ekspertizë e thellë në ekonomi dhe financë: Mbi një dekadë eksperiencë në Bankën e Shqipërisë dhe në hartimin e politikave ekonomike.

Përvojë qeverisëse dhe institucionale: Me eksperiencë në role drejtuese si Zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë dhe Zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Formim akademik ndërkombëtar: Studime, publikime dhe specializime në SHBA, Itali, Zvicër dhe institucione prestigjioze si IMF, Bundesbank dhe Federal Reserve Bank of New York.

Qasje analitike dhe strategjike: Autoritet në analizën e çështjeve të financës dhe zhvillimit ekonomik.E specializuar në mardhënie ndërkombëtare dhe strategjike. 

Komunikim dhe perspektivë globale: Eksperiencë ndërkombëtare akademike dhe profesionale me aftësi për të ndërtuar ura bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe sektorit privat. Njohëse e disa gjuhëve të huaja dhe e komunikimit ndërkulturor. 

SI MUND TË PËRFITOJË AUDIENCA NGA KY FOLËS:

Dr. Olta Manjani, si eksperte e fushës së ekonomisë sjell një perspektivë të qartë mbi zhvillimin, inovacionin dhe rolin e politikave publike në mbështetjen e sipërmarrjes dhe investimeve. Audienca do të përfitojë nga eksperienca e saj konkrete në institucione akademike, financiare dhe qeveritare, si dhe nga qasja e saj strategjike mbi sfidat dhe mundësitë e ekonomisë shqiptare në një kontekst ndërkombëtar.

folësit tanë

Shiko Folësit e TJERë

Konferenca e Tiranës

14 Nëntor 2026 · Marriott Hotel, Tiranë

250+Pjesëmarrës
20+Folës Kryesorë

Temat qe do trajtohen

Si të shkojmë nga tregu lokal në tregun global
AI, sfidat dhe mundësitë
Real estate, ndërtimi dhe infrastruktura
Turizmi në Shqipëri
Fintech dhe pagesat digitale
Networking premium
4 Folës kryesorë
Bli Biletën Tani
Numri i biletave është i kufizuar.
Pasi mbyllen regjistrimet, nuk do mund të merrni pjesë në Konferencë.