Eksperte, AIC & Drejtoreshë Ekzekutive, Durana Tech Park

Florensa Haxhi

Me një eksperience të gjatë në zhvillimin ekonomik, menaxhimin e investimeve dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, Florensa Haxhi është një nga profesionistet më të angazhuara në promovimin e investimeve strategjike dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Në rolin e saj si eksperte për politikat ekonomike, investimet dhe inovacionin pranë Albanian Investment Corporation (AIC), ajo ka kontribuar në identifikimin, promovimin dhe zhvillimin e projekteve me rëndësi kombëtare, duke ndërtuar ura bashkëpunimi ndërmjet institucioneve publike, sektorit privat dhe partnerëve ndërkombëtarë. Përmes eksperiencës së saj në menaxhimin e projekteve dhe investimeve, ajo sjell një perspektivë moderne mbi zhvillimin ekonomik, transformimin e aseteve publike dhe krijimin e mundësive të reja për investitorët. Aktualisht, si Drejtore Ekzekutive e Durana Tech Park, parku i parë teknologjik dhe shkencor në Shqipëri, ajo udhëheq një projekt ambicioz që synon ta pozicionojë vendin si një qendër rajonale për inovacionin, teknologjinë dhe sipërmarrjen.

FLORENSA HAXHI

ÇFARË E BËN KËTË FOLËS TË VEÇANTË?

• Ekspertizë në investime strategjike: Përvojë në zhvillimin dhe promovimin e projekteve me potencial të lartë ekonomik në kuadër të Albanian Investment Corporation.

• Njohuri mbi zhvillimin ekonomik: Angazhim në iniciativa që synojnë rritjen e konkurrueshmërisë dhe tërheqjen e investimeve të reja në Shqipëri.

• Përvojë në menaxhimin e projekteve: Kontribut në koordinimin e proceseve komplekse ndërmjet institucioneve publike dhe partnerëve privatë.

• Qasje strategjike dhe inovative: Fokus në identifikimin e mundësive të reja për zhvillim dhe krijimin e vlerës afatgjatë për ekonominë shqiptare.

• Bashkëpunim institucional dhe ndërkombëtar: Aftësi për të ndërtuar partneritete efektive dhe për të nxitur dialogun mes aktorëve kryesorë të ekosistemit të investimeve.

SI MUND TË PËRFITOJË AUDIENCA NGA KY FOLËS:

Florensa Haxhi sjell një perspektivë praktike dhe strategjike mbi investimet, zhvillimin ekonomik dhe rolin e institucioneve në krijimin e një mjedisi të favorshëm për biznesin privat. Audienca do të përfitojë nga njohuritë e saj mbi prezantimin e projekteve strategjike te Korporates se Investimeve, tërheqjen e investimeve dhe sfidat e zhvillimit ekonomik në Shqipëri, si dhe nga eksperienca konkrete në bashkëpunimin mes sektorit publik dhe privat për realizimin e iniciativave me ndikim afatgjatë.

folësit tanë

Shiko Folësit e TJERë