SHITJET JANË HAPUR

KONFERENCA E BERLINIT

27 Qershor 2026 · Hotel Bristol Berlin
250+Pjesëmarrës
17+Folës
1Ditë Premium
🔥 Biletat po shiten shumë shpejt, mos e humb mundësinë!
Folës të nivelit të lartë
Networking i kuruar
Sipërmarrës, investitorë, drejtues dhe profesionistë
Kafe, drekë dhe akses në platformën e BNA
Për vetëm €149 / person
🎟️ REZERVO BILETËN TANI
Numri i biletave është i kufizuar.
CEO, GS Consulting & Chief People Officer, Suigeneris

Gent Shala

Gent Shala është konsulent, trajner dhe profesionist me mbi 15 vite përvojë në fushat e People Operations, Marketing, leadership, employer branding dhe zhvillim organizativ. Si CEO i GS Consulting, ai punon me kompani në ndërtimin e strukturave më të qarta organizative, përmirësimin e proceseve të brendshme, zhvillimin e menaxhmentit dhe krijimin e sistemeve më funksionale të punës. Përveç rolit të tij në GS Consulting, Gent është edhe Chief People Officer në Suigeneris, ku fokusohet në ndërtimin e kulturës organizative, strukturimin e ekipeve, zhvillimin e talenteve dhe krijimin e praktikave të qëndrueshme për rritjen e kompanisë. Ai është gjithashtu themelues i G Academy dhe bashkëthemelues i PopHR, duke e lidhur eksperiencën e tij praktike me edukimin profesional dhe teknologjinë në fushën e burimeve njerëzore. Përmes trajnimeve, konsulencës dhe paraqitjeve publike, Gent trajton tema si lidershipi modern, menaxhimi i njerëzve, kultura e punës, rekrutimi, performanca, struktura organizative dhe zhvillimi profesional. Qasja e tij njihet për kombinimin e përmbajtjes strategjike me shembuj praktikë, komunikim të drejtpërdrejtë dhe fokus në zgjidhje konkrete.

GENT SHALA

ÇFARË E BËN KËTË FOLËS TË VEÇANTË?

• Përvojë mbi 15-vjeçare në People Operations dhe HR: Ka punuar në role strategjike dhe praktike në fusha si HR, leadership, employer branding, consulting dhe zhvillim organizativ.

• Qasje praktike ndaj menaxhimit dhe lidershipit: Nuk trajton temat vetëm në teori, por i lidh ato me situata reale që ndodhin çdo ditë në kompani, ekipe dhe tregun e punës.

• Themelues i G Academy: Përmes programeve profesionale si HR Master Class, ka kontribuar në zhvillimin e profesionistëve të rinj dhe atyre ekzistues në fushën e HR dhe menaxhimit.

• Bashkëthemelues i PopHR: Sjell perspektivë edhe nga teknologjia, duke e parë HR-in jo vetëm si funksion administrativ, por si sistem që mund të mbështetet me mjete digjitale dhe procese më efikase.

• Zë i drejtpërdrejtë për kulturën e punës: Njihet për mënyrën e qartë, realiste dhe të pakomplikuar të komunikimit mbi problemet që prekin punëdhënësit, menaxherët dhe punonjësit

SI MUND TË PËRFITOJË AUDIENCA NGA KY FOLËS:

Audienca do të përfitojë një këndvështrim praktik mbi mënyrën se si ndërtohen ekipe më funksionale, kultura më të shëndetshme pune dhe sisteme më të qarta menaxhimi. Përmes eksperiencës së tij në konsulencë, trajnim dhe role drejtuese, Gent Shala ndihmon pjesëmarrësit të kuptojnë se problemet në kompani shpesh nuk lidhen vetëm me individët, por me strukturën, proceset, komunikimin dhe mënyrën si udhëhiqen njerëzit.

Ai sjell një qasje të balancuar mes perspektivës së punëdhënësit dhe asaj të punonjësit, duke i ndihmuar pjesëmarrësit të shohin më qartë se çfarë kërkon tregu modern i punës dhe si mund të ndërtohet një karrierë, ekip apo organizatë më e qëndrueshme.

Mesazhi i tij kryesor është se zhvillimi profesional dhe organizativ nuk ndodh rastësisht. Ai kërkon qartësi, përgjegjësi, strukturë dhe gatishmëri për të ndryshuar mënyrën se si mendojmë për punën, njerëzit dhe lidershipin.

Pjesëmarrës · Berlin
Konferenca e Berlinit
27 Qershor, 2026
Hotel Bristol Berlin
€149 / person
Akses të plotë në Konferencë
Networking me bizneset në ambientin e eventit
Demostrimi i Platformës BNA
3 muaj pa pagesë platformën e BNA
Kafe dhe drekë gjatë eventit
Shortim për mentorim dhe akses BNA për 1 vit
Bli Biletën Tani
folësit tanë

Shiko Folësit e TJERë