REGJISTRIMET PO MBYLLEN

50 Bileta
te Fundit

Konferenca e Berlinit · 27 Qershor 2026

250+Pjesëmarrës
20+Folës të shquar
50Bileta te mbetura
Regjistrimet mbyllen pasi te shiten 50 biletat e fundit
Akses të plotë në Konferencë
Networking me vendimmarrës nga DACH
Demo e Platformës BNA
Kafe, drekë dhe akses në platformën e BNA
Për vetëm€149/ person
SIGURO VENDIN TËND TANI
Pasi mbyllen regjistrimet, nuk do mund te merrni pjese ne Konference.
Themeluese dhe Drejtuese, R3 Capital Advisory

Rudina Murati

Rudina Murati sjell një kombinim të ekspertizës në sektorin bankar dhe investimeve, me fokus në zhvillimin, strukturimin dhe financimin e projekteve në fushën e pasurive të paluajtshme, turizmit dhe energjisë së rinovueshme në tregjet e Mesdheut, veçanërisht në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit. Si Themeluese dhe Drejtuese e R3 Capital Advisory, një kompani e specializuar në zhvillimin dhe strukturimin e projekteve investuese, ajo udhëheq dhe mbikëqyr të gjithë strategjine komerciale të investimit, nga konceptimi dhe planifikimi fillestar deri në realizimin dhe maturimin e tij, duke transformuar potencialin lokal në mundësi tërheqëse për tregun vendas dhe atë ndërkombëtar. Në rolin e saj si Partnere e Alpha Mediterranean Fund, ajo angazhohet në identifikimin, vlerësimin dhe strukturimin e projekteve me potencial të lartë që përmbushin kriteret e investitorëve institucionalë, duke krijuar ura lidhëse mes kapitalit global dhe mundësive që ofrojnë tregjet në zhvillim të Ballkanit. Me 20 vite eksperiencë profesionale, Rudina ka ndërtuar një ekspertizë të veçantë në drejtimin e proceseve komplekse të zhvillimit dhe investimit, duke vendosur në qendër krijimin e identitetit të projekteve, pozicionimin strategjik të aseteve dhe strukturimin e tyre sipas standardeve të tregut, me qëllim maksimizimin e vlerës dhe atraktivitetit për investitorët vendas dhe ndërkombëtarë.

RUDINA MURATI

ÇFARË E BËN KËTË FOLËS TË VEÇANTË?

  • Kombinon ekspertizën në banking, investime dhe zhvillim projektesh, duke sjellë një perspektivë të plotë mbi të gjithë ciklin e investimit.

  • Operon në ndërthurjen mes zhvilluesve të projekteve dhe kapitalit institucional, duke kuptuar njëkohësisht logjikën e investitorëve dhe sfidat e zhvillimit.

  • Ka eksperiencë drejtuese në disa nga projektet më të rëndësishme në sektorët e pasurive të paluajtshme, turizmit dhe energjisë së rinovueshme në Shqipëri, duke sjellë një perspektivë reale mbi sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të projekteve strategjike në tregjet në zhvillim.

  • Sjell njohuri konkrete mbi faktorët që e bëjnë një projekt të gatshëm për investim ("investment-ready"), si dhe mbi mënyrën se si mund të pozicionohet për të tërhequr kapital

  • Kombinon formimin akademik ndërkombëtar me eksperiencën ekzekutive, sipërmarrëse dhe financiare, duke ofruar një qasje holistike që ndërthur vizionin strategjik, zbatimin praktik, performancën financiare dhe krijimin e vlerës afatgjatë.

SI MUND TË PËRFITOJË AUDIENCA NGA KY FOLËS:
  • Perspektivë strategjike mbi sektorët, projektet dhe trendet që po tërheqin interesin e investitorëve në Shqipëri dhe Ballkan.

  • Kuptim më të qartë të faktorëve që ndikojnë në suksesin afatgjatë të investimeve në Shqipëri dhe tregjet në zhvillim të rajonit.

  • Perspektivë praktike mbi mënyrën se si të strukturohen investimet, partneritetet dhe projektet për të minimizuar riskun dhe për të maksimizuar vlerën.

  • Njohuri mbi mënyrën se si bizneset dhe investitorët e diasporës mund të hyjnë, pozicionohen dhe krijojnë partneritete të suksesshme në tregun shqiptar.

  • Shembuj konkretë dhe mësime të nxjerra nga projekte reale në sektorët e pasurive të paluajtshme, turizmit dhe energjisë së rinovueshme.

Pjesëmarrës · Berlin
Konferenca e Berlinit
27 Qershor, 2026
Hotel Bristol Berlin
€149 / person
Akses të plotë në Konferencë
Networking me bizneset në ambientin e eventit
Demostrimi i Platformës BNA
1 vit akses pa pagesë platformën dixhitale të BNA
Kafe dhe drekë gjatë eventit
Shorte për mentorim 3 muaj
Bli Biletën Tani
folësit tanë

Shiko Folësit e TJERë